E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
HomeShowbizShkëlqim Devolli niset drejt SHBA-së, pjesëmarrës në inaugurimin e Presidentit Trump

Shkëlqim Devolli niset drejt SHBA-së, pjesëmarrës në inaugurimin e Presidentit Trump

Afaristi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, ka udhëtuar sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të Presidentit Donald Trump.

Aksionari i “Devolli Corporation” ka marrë ftesë nga ekipi organizues i ceremonisë që mbahet në Washington DC, ku Presidenti i 47 i SHBA-së do të japë betimin solemn, para se të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë.


Në mesin e personaliteteve të cilët do të jenë më 20 janar në këtë ceremoni janë edhe ish-presidentët amerikanë, kongresistë e senatorë, si liderë politikë dhe liderë të biznesit nga e gjithë bota.
Dita e inaugurimit përfshin një ceremoni zyrtare të betimit, performanca muzikore, paradë festuese dhe një numër ballosh zyrtare.

Nënpresidenti i zgjedhur JD Vance gjithashtu do të bëjë betimin, duke iu bashkuar Trumpit në skenë për të filluar zyrtarisht administratën e tyre të re.
Sipërmarrësi Shkëlqim Devolli edhe dy herë të tjera ka pasur rast ta takojë Presidentin amerikan, Donald Trump. Herën e parë në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, si dhe me rastin e martesës së bijës së tij, Tiffany me Michael Boulos.

Afaristi i mirënjohur shqiptar, Shkëlqim Devolli dhe presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT