E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportShkëlqen Vëllaznimi, humbja e pestë radhazi për Prishtinën

Shkëlqen Vëllaznimi, humbja e pestë radhazi për Prishtinën

Vëllaznimi sonte futi topin e basketbollit shumë herë më tepër se Prishtina.

Gjakovarët e mbyllën ndeshjen me rezultat 100-87, raporton Klankosova.tv.

Kjo bëri që skuadra e kryeqytetit të pësojë humbjen e pestë me radhë, dhe të dytën brenda pak kohësh ndaj vendasve me të cilët të dielën i matën forcat.

Që të dy ekipet kur hynë në sallë për t’u përballur në kuadër të xhiros së 14-të të ProCredit Supërligës, kishin nga gjashtë fitore e shtatë humbje.

Edhe në dy çerekët e parë Vëllaznimi ishte me epërsi të thellë ndaj Prishtinës. Të parin, gjakovarët e mbyllën 26-17, kurse të dytin me rezultat 27-19.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT