Shkëlqejnë Mirlind Daku e Arbër Hoxha, Pajaziti me paraqitje pozitive

Shkëlqejnë Mirlind Daku e Arbër Hoxha, Pajaziti me paraqitje pozitive

Dy shqiptarët Mirlind Daku e Arbër Hoxha kanë gjetur rrugën drejtë golit në vikend, derisa Adrian Pajaziti zhvilloi një paraqitje pozitive pavarësisht humbjes nga Dinamo Zagreb.

Daku sërish ishte ylli i Rubin Kazanit, ku klubi rus e ktheu disavantazhin prej dy golave, pra nga 2-0 në 2-2.


Ylli nga Gjilani realizoi një eurogol nga distanca për ta ngusthuar epërsinë, mirëpo kishte edhe një paraqitje fantastike pavarësisht një rasti të artë të humbur.

Paraqitja e Dakut në bazë të të dhënave nga “Sofascore”:

Ndërkohë, paraqitje pozitive kishin edhe dy lojtarët e tjerë shqiptarë, Arbër Hoxha e Adrion Pajaziti që ishin kundërshtarë këtë herë në fushë.

Hoxha na e rikujtoi “Lionel Messin” me golin që shënoi, ku mori topin nga gjysma e fushës, dribloi dhe në fund e finalizoi me një goditje perfekte.

Te “SofaScore”, Hoxha u vlerësua me notën 7.3, kurse ylli i Hajduk Splitit Adrion Pajaziti pavarësisht humbjes, mori një notë 7.0.

Vlen të ceket se te Hajduku nuk zhvilloi asnjë minutë qendërmbrojtësi i Kosovës Rron Rraçi./Telegrafi/