E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeShkarkimin e Hajdarit e konfirmon ShSKUK-ja, por thotë se ai “u lirua...

Shkarkimin e Hajdarit e konfirmon ShSKUK-ja, por thotë se ai “u lirua nga detyra”

Osman Hajdari nuk është më në pozitën e U.D. të Drejtorit të QKUK-së.

Kështu raportoi pak më parë ekskluzivisht Klankosova.tv, ku, duke u thirrur në burime të gazetares së Klanit, Arbreshë Uka, u mësua se shkarkimi i tij ka ardhur me vendim të drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Elvir Azizi gjatë ditës së sotme.

Në vend të Hajdarit është emëruar Mentor Zejnullahu, i cili deri më tani ka shërbyer si drejtor i administratës në Shërbime të Përbashkëta Administrative në QKUK, njofton Klankosova.tv.

Pas raportimit të Klankosova.tv, ka reaguar edhe vetë Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), i cili ka konfirmuar se Hajdari më nuk është në pozitën që mbante deri më tani.

Mirëpo, ky institucion tha se Hajdari “është liruar nga detyra” dhe se “nuk bëhet fjalë për shkarkim”.

“Ju konfirmojmë se për shkak se është njëri nga aplikantët në konkursin për drejtor të Spitalit të Prizrenit, është liruar nga detyra, ushtruesi i detyrës së deritanishme të drejtorit të QKUK”, Osman Hajdari, thotë ShSKUK.

“Ju lusim që mos t’i jepet kahje tjetër meqë nuk bëhet fjalë për shkarkim, po një vendim për rikthim në pozitë të mëparshme dhe i njëjti ka qenë vetëm ud. Drejtor”, u tha në reagimin e ShSKUK-së.

Ky vendim për “lirimin e tij nga detyra” u bë, sipas Shërbimit Spital dhe Klinik Universitar të Kosovës, “për të siguruar garë transparente ndërmjet kandidatëve”. /Klankosova.tv

Ekskluzive: Shkarkohet ud. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, emërohet Mentor Zejnullahu

The post Shkarkimin e Hajdarit e konfirmon ShSKUK-ja, por thotë se ai “u lirua nga detyra” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT