E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeShkarkimi nga pozita e Dick Marty-it kosovar

Shkarkimi nga pozita e Dick Marty-it kosovar

Para disa ditësh në mediat kosovare u paraqit një rrufe lajmesh për shkarkimin nga pozita e U.D. Kryeporkurorit të Shtetit të Kosovës, Besim Kelmendi.

Nga: Dr. Daut Gorani      

Një lajm i vonuar, por më mire vonë se kurrë.

Pas 26 vitesh të shetitjeve nëpër pozita publike në sistemin juridik të Kosovës, pa asnjë ndëshkim, përkundrazi i shpërblyer dhe i katapultuar prej një pozite në një pozitë më të lartë.

Gjithnjë pëshpëritej se bashkëpunëtori i gjelates serbe, Danica Marinkoviq i cili kishte daktilografuar Masakrën e Reçakut, kishte qenë pikërisht servili juridik renegati Besim Kelmendi. Por çuditërisht në vend se të ndëshkohej për veprat e tij si shërbëtor lojal i Gjykatave Serbe, ai ishte emëruar në pozita shtetërore, dhe gradualisht ishte ngritur deri në piadestal – pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës. Për t’u shkarkuar së fundi për një arsye banale në fund të karrierës, pak para pensionimit.

Gjyqtari i intelektualëve dhe elitës kosovare, në Kosovën e pasluftës u promovua dhe u ngrit pikërisht duke luftuar dhe përndjekur elitën kosovare, ashtu si e kishin mësuar mentorët serbë, gjatë viteve që kishte punuar për ta dhe me ta.

Para 11 vitesh, kishte filluar përndjekjen e kardiologëve kosovarë, bazuar në thashetheme nga rruga dhe ndoshta edhe i akredituar nga sistemi shëndetësor serb dhe ai maqedonas, për të demonizuar shëndetësinë kosovare dhe në veçanti elitën e saj brigadën e kardiologëve.

Nuk mbahet mend që ndonjë proces gjyqësor të ketë përfshirë aq shumë të pandehur në një proces maratonik si ai i torturimit dhjetë vjeçar i kardiologëve në seanca gjyqësore. Në vend se kardiologët Kosovar të punojnë në vendet e tyre të punës për të shëruar të sëmurët nga zemra, duhej të ndjeknin seancat maratonike në Gjykatë.

Ndërkaq, pacientët kosovarë përsëri ja mësynë spitaleve të Shkupit dhe Beogradit, sepse aty ishte qëllimi i Dick Martit kosovar – Besim Kelmendit i cili fërkonte duart i ekzaltuar nga suksesi që kishte arritur, rehabilitimi paradoksal dhe promovimi në pozitën më të lartë!     

Megjithatë, duke ju falënderuar vlerësimit profesional dhe të drejtë të gjyqtarëve të Gjykatës Themelore dhe Apelit të Kosovës procesi përfundoi në favor të mjekëve kosovarë, duke e lënë të turpëruar përjetë gjelatin e prokurorisë speciale asokohe, si gjyqtar i pamëshirshëm të intelektualëve elitar të Kosovës.

Po ashtu, prokurori gjelat kishte përndjekur edhe stafin e Rektorëve të Universitetit të Gjakovës, madje, madje para disa vitesh kishte futur në burg edhe Kryeministrin aktual të Kosovës.

Por nuk është çudi, sepse kishte trashëguar gjenin e dajës së vet i cili e kishte dënuar Adem Demaçin në burgim shumëvjeçar, e madje kishte dënuar edhe shqiptarë me vdekje të cilët u ekzekutuan në kohen e Jugosllavisë.

Mjekët e terrorizuar kosovarë, përfundimisht fituan betejën maratonike, por pasojat për ta ishin apokaliptike, tre prej tyre vdiqën akoma pa përfunduar procesi gjyqësor dhe pa shijuar pafajësinë. Shumë të tjerë u sëmurën, në mesin e tyre edhe autori i këtyre rreshtave.

Fillimi i procesit ishte dramatik, prokurori gjelat kishte sajuar me mjeshtri regjinë e linçimit publik të mjekëve, sa që opinioni Kosovar përjetoj një traumë kombëtare, dhe kardiologët ndiheshin si para togave të pushkatimit. Aktakuza ishte ngritur me shumë djallëzi, në mënyrë selektive, duke diskriminuar mjekët mbi baza rajonale, dhe duke targetuar ajken e kardiologjisë kosovare.

Por, prokurori famëkeq kishte arritur qëllimin e vet, katapultimin dhe ngritjen në pozita më të larta. Pavarësisht që asnjë lëndë që e kishte filluar nuk kishte përfunduar sipas dëshirës dhe qëllimit të tij.

Megjithatë, edhe pse të traumatizuar thellë kardiologët kosovarë vazhduan punë e tyre të shenjtë për shërimin e të sëmurëve nga zemra dhe për rikthimin e besimit të lëkundur, të nxitur nga asistenti i Danica Marinkoviqit, shërbëtori më besnik i Beogradit.

Për këto vite kardiologët megjithë lakun rreth fytit kishin arritur të realizojnë rreth 21,000 procedura dijagnostike (koronarografi) dhe 9,000 procedura intervente (stentime), pra qenka shpëtuar jeta e mijëra njerëzve madje në mesin e tyre edhe disa policëve që Besim Kelmendi i kishte angazhuar për përndjekjen, arrestimin dhe torturimin e doktorëve.

Po ashtu, përkundër masave drakonike, Kryeministri u bë Kryeministër edhe pse prokurori kishte udhëzime nga Beogradi ta largonte nga jeta publike dhe ta pengonte me çdo kusht në rrugëtimin e tij drejt ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Si subjekt i torturave të këtij gjelati, jam dëshmitar i një periudhe të zymtë që kaluan edhe kolegët e mi, ku disa kishin ndërruar edhe mënyrën e jetesës, disa u sëmurën e disa vdiqën, duke mos mundur të përballen me linçimin e çdo ditshëm të orkestruar nga asistenti i Danica Marinkoviqit.

Të gjithë u privuam me vite nga avansimet në pozita akademike, u shkarkuan nga pozitat menaxhuese ata që ishin shefa dhe drejtora, u privuam nga ndjekja e kongreseve dhe konferencave profesionale, nga viza Amerikane dhe shumë udhëtime profesionale. Jetuam me hipotekë dhjetë vjeçare, duke u diskriminuar skajshmërisht në çdo pore të jetës. Familjet tona u tronditen, fëmija jonë u bulizuan me vite të tëra. Pacientët tonë shpenzuan me miliona euro për trajtime jashtë Kosovës, u humbën me mijëra orë pune. Vetëm e vetëm për performancën dhe karrierizmin patologjik të Dick Martyt kosovar.

Por, ne në atë botë do të shkojmë të kujtuar për punën fisnike që bëjmë çdo ditë për të i mundësuar popullatës atë që është më e shenjtë, jetën dhe shëndetin.

Ndërkaq, asistenti i Danica Marinkoviqit, ish U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, në atë botë do të shkon i kujtuar si renegat dhe shërbëtor servil i Gjykatave Serbe, si gjyqtari më famëkeq i intelektualëve dhe elitës kosovare.

Karma ekziston!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

                                                                           

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT