Sunday, January 11, 2026
spot_img
HomeLajmeShkarkimi në “Trepçë”: Valdete Shabani mohon shkeljet e pretenduara (VIDEO)

Shkarkimi në “Trepçë”: Valdete Shabani mohon shkeljet e pretenduara (VIDEO)

Me arsyetimin se “shkeli rëndë detyrat e punës”, Ndërmarrja “Trepça” e ka larguar nga puna punëtoren Valdete Shabani.

Ajo, në emisionin “Kosova Today”, thotë se për arsyet/pretendimet që ajo u largua nga puna, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë, transmeton Klankosova.tv.

“Në pretendimet e tyre thuhet se unë kam fyer, kam kërcënuar dhe kam folur disa fjalë, të cilat mund të them se asnjëra prej tyre nuk qëndrojnë. Ata janë lidhur në një intervistë, kinse unë kam thënë që ata janë si Millosheviqi, por unë nuk e kam përdorur asnjëherë këtë fjalë”, tha Shabani.

Pos tjerash ajo akuzoi udhëheqjen e “Trepçës” për keqmenaxhim.

“Tash e tri vjet nga Trepça janë larguar numër i madh i punëtorëve, të cilëve iu kanë shkëputur kontratat, dhe të njëjtit janë zëvendësuar. Mund të them se të gjithë këta janë larguar pa arsye, dhë të gjithë i kanë fituar rastet në gjykatë dhe inspektorat”, tha Shabani.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT