Ngjarja e rëndë e së shtunës në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Bashkim Spahiu, dyshohet se ndodhi për shkak të një borxhi.
Gazetari Faton Mehmeti, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ka dhënë detaje të reja mbi rastin, duke theksuar se ngjarja u zhvillua pranë shtëpisë së të dyshuarit Arbër Havolli, i cili është ende në arrati.
“Thuhet se sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur për shkak të një borxhi mes tyre, që më pas e ka përshkallëzuar situatën deri në atë pikë sa të kërcasin armët. Ngjarja ka ndodhur afër shtëpisë së të dyshuarit Arbër Havolli, ku Bashkimi kishte shkuar për ta takuar dhe kishin qëndruar së bashku në veturë. Pastaj janë dëgjuar 11 plumba ndaj tij, dhe i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Mehmeti, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, familjarët e viktimës kanë deklaruar se nuk kishin dëgjuar më parë për personin e dyshuar.
The post ”Shkak ishte një borxh”, gazetari jep detaje për vrasjen e 44-vjeçarit në Llapashticë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.