Shiten të gjitha biletat, “Blick” pret përkrahje të madhe për Kosovën

news image

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës, që zhvillohet të premten nga ora 20:45 në “St. Jakob Park” në Basel.

Më 29 gusht u bë e ditur se kishte nisur shitja e bileta për sektorin e tifozëve të Kosovës.

“Ashtu si pritej, ‘St. Jakob-Park’ tashmë është i shitur plotësisht për ndeshjen ndaj Kosovës. Si në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian, të luajtur në nëntor 2023, është shumë e mundur që një pjesë e madhe e tifozëve të bëjë tifo për ekipin mysafir”, ka shkruar gazeta e madhe zvicerane “Blick”.

Numër i madh i shqiptarëve jetojnë në Zvicër dhe përkrahja për Kosovën në dy ndeshjet e kaluara në këtë vend ishte shumë e madhe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/