E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizShikueshmëria “n’qiell”, privatësia në dorën e Mark Zuckerberg?

Shikueshmëria “n’qiell”, privatësia në dorën e Mark Zuckerberg?

Asnjë ankesë e qytetarëve që kanë realizuar intervistë në sheshe publike dhe nuk janë pajtuar që ajo përmbajtje të publikohet, nuk është regjistruar në Agjencinë për Informim dhe Privatësi përgjatë vitit 2024.

Njëra nga arsyet e kësaj konsiderohet të jetë mosnjohuria e tyre lidhur me këtë të drejtë.

Pavarësisht që shumë prej tyre janë të pakënaqur dhe duan  që intervista të mos iu publikohet në media, ata ndoshta nuk e dinë se kanë të drejtë të kërkojnë që ajo përmbajtje të fshihet.

Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk e parasheh mbrojtjen e të dhënave personale në sheshe publiku, mirëpo nga kjo agjenci thonë se kanë kërkuar që mediet dhe faqet e tjera, t’iu përmbahen parimeve që i ka ky ligj.

Ndërkaq, “E drejta për t’u harruar”, është mundësia e atyre që dëshirojnë që përmbajtja e tyre e publikuar në media apo rrjete sociale të zhduket.

Si shkak i mospëlqimit të publikimit të një interviste në njërin nga televizionet kosovare, Komisionit të Pavarur për Media që bënë monitorimin mbi etikën e televizioneve dhe radiove, i shkoi një ankesë.

Për çka nga ky institucion thonë se e morën menjëherë parasysh.

Pavarësisht se në këtë rast pati mirëkuptim, nga KPM-ja kanë thënë se nuk kanë kompetenca të monitorimit të videove të publikuara në rrjete sociale.

Derisa i ka bërë të ditura disa nga ankesat më të shpeshta që marrin lidhur me përmbajtjet e transmetuara në radiotelevizione, ish kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti ka thënë se është rritur numri i tyre.

Kiksi kontaktoi edhe me Këshillin e Mediave të Shkruara në Kosovë, për çka nuk kanë dashur të japin asnjë qëndrim për sic kanë thënë ata se nuk i monitorojnë përmbajtjet e publikuara në rrjete sociale.

Por, në Kosovë a e ka secili të drejtën të hap faqe të tilla online dhe të publikoj çfarëdo përmbajtje, duke mos përfillur asnjë nga kodi i etikës?

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498