Gin Minsky, “një gëlltitëse shpatash” me bazë në New York, ka tërhequr vëmendjen e internetit me një video marramendëse që tregon pjesën e brendshme të fytit të saj ndërsa kryente veprimin e rrezikshëm.
Videoja në Instagram, e filmuar në Qendrën Mjekësore të Universitetit Columbia në Midtown East, tregon shpatën duke lëvizur mbi laringun e saj dhe në ezofag.
Qendra mjekësore e ka ndarë videon si pjesë të një serie edukative ku mjekët dhe ekspertë të tjerë analizojnë fytin.
Minsky, e cila e ka praktikuar këtë formë arti për një kohë shumë të gjatë, shpreson që videoja të zbulojë të vërtetën.
“Po performoja këtë fundjavë dhe dëgjova një grua në audiencë që po i thoshte burrit të saj [për shpatën], shkatërrohet'”, tha ajo.
Sipas raportit, Minsky nuk është lënduar kurrë gjatë kryerjes së këtij akti.
Megjithatë, ajo vuri në dukje se ka pasur disa momente të pakëndshme, veçanërisht nëse ka ngrënë diçka pikante pak para se të performojë. /Telegrafi/