Një dukuri jo e pazakontë, por që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në plazhet e Shqipërisë, po shqetëson pushuesit dhe prindërit, fëmijët që shfaqen lakuriq në plazh.
Në një lidhje direkte në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Martin Marku tha se kjo praktikë është bërë më e përhapur vitet e fundit, në plazhet e Shqipërisë.
“Dukuria është evidente dhe për disa familje po perceptohet si shqetësuese”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv.
Por a ka ndonjë ligj që ndalon një gjë të tillë?
Sipas Markut, në Shqipëri ende nuk ekziston një dispozitë ligjore që ndalon konkretisht fëmijët të jenë pa veshje në hapësirat publike të plazheve.
Diskutimin e plotë, ndiqeni në linkun e videos së mëposhtme:
The post Shfaqja lakuriq e fëmijëve në plazh, po shihet si shqetësuese (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.