Me rritjen e temperaturave, në shumë zona të Kosovës janë shfaqur gjallesa të ndryshme.
Në qytetin e Pejës është raportuar për shfaqjen e një nepërke, një nga gjarpërinjtë më helmues që gjenden në vend.
Pamjet dhe paralajmërimet kanë shkaktuar shqetësim te banorët, të cilët frikësohen për sigurinë e tyre, veçanërisht në zonat e gjelbra apo afër lumenjve.
Nga Spitali Rajonal i Pejës kanë bërë të ditur, siç raporton gazetari korrespondent Valdrin Daci, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, se janë të gatshëm për çdo shërbim.
The post Shfaqet nepërka në periferi të Pejës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.