Në qendër të qytetit të Bujanocit janë shfaqur sërish grafite me emrin e kriminelit të luftës “Ratko Mladiq” dhe simbolet nacionaliste të katër “С”-ve.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi.
“Nuk ka më dyshim që këto nuk janë raste të izoluara, por një model i përsëritur i provokimit, nxitjes së urrejtjes dhe glorifikimit të gjenocidit në hapësirat publike ku shqiptarët përbëjnë shumicën”.
“Ky nuk është më vandalizëm i zakonshëm. Ky është mesazh politik dhe ideologjik. Ky është përçim i frikës, i simbolikës së dominimit dhe i narrativave që mohon bashkëjetesën”.
“Institucionet nuk duhet prapë heshtin.Policia duhet të vepron. Pushteti lokal duhet ta dënon. Tupi Kordinues duhet të deklarohet. E njëjta skenë, e njëjta heshtje. Dhe kjo heshtje është bashkëpjesëmarrje, jo neutralitet”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.
Reagimi ndërkombëtar është i domosdoshëm! Reagimi qytetar është urgjent! Reagimi institucional është vonuar mjaftueshëm!
Grafite të tilla u shfaqen në këtë qytet edhe gjatë ditës së shtunë, transmeton Klankosova.tv.
Në qendër të Bujanocit shfaqen grafite me emër të kriminelit të luftës Ratko Mladiq
The post Shfaqen sërish në Bujanoc grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq appeared first on Klan Kosova.