E diel, 27 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizSherri i Jozit me Gjestin në Big Brother, Edi: Kur e shikoj...

Sherri i Jozit me Gjestin në Big Brother, Edi: Kur e shikoj tani mira ia ka bërë, do kisha reaguar edhe më keq – Telegrafi

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Eduart Kuqi, ka qenë i ftuar së fundmi në “Koment për Koment”.

Ai ka lexuar disa komente që i janë bërë nga ndjekësit, ku njëri prej tyre iu rikthye sherrit mes Jozit e Gjestit, teksa Edi i kishte dalë në mbrojtje këngëtarit pejan.

I njëjti thekson se nuk duhej të reagonte fare, por që nëse shikohet nga një anë i jep të drejtë Jozit.

Foto: Screenshot/YouTube

Eduarti thekson se sa ishte në BBVK për vetëm dy javë nuk ka mundur ta duroj Gjestin, e lëre më më shumë.

Po ashtu shton se po të ishte në vend të Jozit do të kishte reaguar edhe më keq, në ato momente.

“Ky koment është shumë i vërtetë dhe shumë i saktë se kemi folur fjalë të mëdha për Jozin por në fakt unë mund të them një gjë, unë Jozin tani neve si Dukagjinit na ka penguar pak, kur ta shikon hollë e hollë nuk ka faj, Jozi nuk ka pasur faj”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Unë dy javë sa kam qëndruar brenda nuk kam mundur ta duroj, e leje më që ka dalur sa ditë para finales. E kish paralajamëruar demek mos më provoko më, por ai e ka shfrytëzuar atë mundësi, nuk i ka nervat e veta. Secili njeri reagon ndryshe në ato momente. Nuk kam kontakte me asnjërin. Po të isha në vend të Jozit ndoshta kisha reaguar edhe më keq”. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT