Nyja me nënkryetarin serb të Kuvendit, mund ta nxjerrë një fije të re të krizës.
Gjykata Kushtetuese, kur ta japë verdiktin për lëndën e Listës Serbe, po thuhet se duhet ta trajtojë edhe çështjen e kryeparlamentarit, pasi emërimi i Dimal Bashës po vihet në pikëpyetje, raporton Klan Kosova.
Naim Jakaj, hulumtues nga IKD-ja, ka pohuar për Klan Kosovën se Basha është votuar nga 17 deputetë që janë duke e ushtruar postin e kryeminstrit e ministrave, e sipas Gjykatës Supreme, ai thotë se këto vota janë kundërkushtetuese.
Bazuar në vendimin e Supremes, gjendja mund të kthehet siç ishte para 26 gushtit.
Por kjo papajtueshmëri mes posteve, sipas Vullnet Bugaqkut, hulumtues në KDI, duhet dërguar në Kushtetuese nga presidenca, Avokati i Popullit ose 10 deputetë.
Gjykata më e lartë në vend ka pezulluar aktivitetin e parlamentit deri më 30 shtator. /Klankosova.tv
The post “Sherri” i deputetëve-ministra, Basha mund të bie (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.