Që nga ora 13:00 kanë nisur homazhet për aktorin e njohur, Enver Petrovci, i cili vdiq dje në moshën 71-vjeçare.
Familjarë, miq dhe dashamirë të artit po i japin lamtumirën e fundit një prej ikonave të teatrit dhe filmit shqiptar, raporton Klankosova.tv.
Drejtori i përgjithshëm i Teatrit të Kosovës, Kushtrim Sheremeti, ka thënë se lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit ishte i rëndë, në një intervistë për Klan Kosova.
“Ngushëllime për familjen dhe gjithë artdashësit. Realisht kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me profesorin dhe e dinim që gjendja ishte e rënduar kohëve të fundit, por megjithatë lajmi ishte i kobshëm, jo i lehtë për t’u përballuar. Jemi të lumtur dhe krenarë që e patëm mundësinë ta njohim, ta kemi profesor, të xhirojmë e madje edhe të punojmë me të”, ka deklaruar Sheremeti.
The post Sheremeti: Lajmi për vdekjen e Petrovcit ishte i kobshëm, krenarë që e patëm profesor (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.