Terminin e kishin në 10 e 40 të ditës së hënë.
Por as në këtë orë dhe as pas dy orëve kur ekipi i KlanKosovës qëndroi në ambulancat specialistike, këto gra nuk arritën ta kryejnë konsultën e parë për shërbimin e IVF-it në gjinekologji.
Arsyetimi që ju dha televizionit ishte se gjinekologët e caktuar për vizita u deshtë të hynin në sallë operative për raste tjera.
Ndonëse këto paciente nuk pranuan të flasin para kamerës, megjithatë kërkuan informim më të detajuar nga institucionet sa i përket procedurave për frytnimin e asistuar, duke u nisur nga caktimi i terminit dhe të tjerave.
E një tjetër e moshës 40 vjeçe tha se 2 tentativat për të pasur fëmijë përmes IVF-it në sektorin privat i dështuan dhe i kushtuan 14 mijë euro.
Kërkesa është në rritje për këtë shërbim në sektorin publik.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>