Shërbimet e logopedisë nisin për herë të parë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Shërbimet e logopedisë nisin për herë të parë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se ka zgjeruar gamën e shërbimeve shëndetësore me hapjen e shërbimit të logopedisë, i cili do të ofrohet për herë të parë në këtë institucion.

Ekipit të spitalit i është bashkuar logopedi Aldemir Kallaq, i cili do të ofrojë trajtim dhe mbështetje profesionale për fëmijët me nevoja në fushën e të folurit dhe komunikimit.


Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë bëhet e ditur se të gjithë qytetarët që kanë nevojë për terapi logopedike mund të drejtohen në Repartin e Pediatrisë.

Sipas këtij institucioni, ofrimi i logopedisë shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin dhe zgjerimin e shërbimeve shëndetësore për komunitetin lokal. /Telegrafi/