Monday, March 30, 2026
spot_img
HomeLajmeShembja e rrugës, pezullohen nga puna 2 inspektorët e zonës dhe zyrtari...

Shembja e rrugës, pezullohen nga puna 2 inspektorët e zonës dhe zyrtari përgjegjës

Pas ngjarjes së djeshme në punishten ndërtimore në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, janë pezulluar nga puna dy inspektorët e zonës ku ka ndodhur rasti, si dhe zyrtari përgjegjës për lëndën.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Punishtet ndërtimore duhet t’i nënshtrohen inspektimit të rreptë dhe të vazhdueshëm nga Inspektorati komunal, në mënyrë që të garantohet siguria e punëtorëve, qytetarëve dhe cilësia e punimeve sipas projektit të pranuar! Çdo neglizhencë në këtë drejtim është e patolerueshme”, ka shkruar Rama.

Përveç procedurave që do të zhvillohen nga Komisioni Disiplinor i Kryeqytetit, Rama ka deklaruar se janë të hapur për bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në kuadër të hetimit të nisur për këtë rast, të cilin e kam kërkuar menjëherë dje dhe e mirëpres fillimin e tyre.

“Njëkohësisht, edhe kompanitë private të ndërtimit duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për respektimin e standardeve të sigurisë dhe kushteve të punës. Çdo shkelje nga ana e tyre duhet të përballet me masa të rënda ligjore. Zero tolerancë ndaj askujt”.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT