Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjakovës Shefqet Shehu, në DPT te Fidani në Klan Kosova shpalosi vizionin e tij me anë të cilit synon ta qeverisë këtë komunë.
Shehu publikisht u zotua se nuk do ta lë rehat ekzekutivin e shtetit pa i arritur synimet.
“Kryetari i Komunës së Gjakovës e ka një detyrë, me qenë në kryeministri, një mysafir i ftuar e i paftuar për t’i arritur qëllimet e veta për të mirë e komunës”, deklaroi ai në Klan Kosova.
“Unë prej këtu po të siguroj, dera e kryeministrisë ka me u trokitë çdo ditë. Nëse mbyllet dera do të hyjë kah dritarja, nëse mbyllet dritarja do të hy nga kulmi. Pa e arritur qëllimi e krijimit të Parkut të Biznesit për Komunën e Gjakovës nuk e lejoj”, theksoi ai në Klan Kosova.
Ai prezantoi edhe disa nga projektet që do t’i realizojë nëse arrin të bëhet kryetar i Gjakovës.
The post Shehu zotohet publikisht: Qeverinë s’do ta lë rehat për Gjakovën, nëse mbyllet dera do të hy nga dritarja (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.