Shehu premton sheshin “Edmond Hoxha” me investim 5 milionë euro në Junik

Shehu premton sheshin “Edmond Hoxha” me investim 5 milionë euro në Junik

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka paralajmëruar një nga projektet më madhore që do të realizohet në këtë mandat – ndërtimin e sheshit “Edmond Hoxha” në qendër të qytetit.

Në një komunikim me qytetarët, Shehu tha se më 12 tetor Juniku do të festojë fitoren, ndërsa një ditë më pas do të nisë puna e palodhshme për zhvillimin e komunës.


“Një nga projektet e para dhe kryesore që do të realizojmë është ndërtimi i sheshit ‘Edmond Hoxha’ në qendër të Junikut me vlerë të investimit rreth 5 milionë euro. Projektin e detajuar e kemi të gatshëm dhe tanimë kemi siguruar edhe mjetet e nevojshme financiare për të realizuar këtë projekt”, u shpreh Shehu.

Ai ka uruar qytetarët e Junikut, duke theksuar se bashkë do të vazhdojnë me projekte zhvillimore dhe investime të mëdha për komunën.