E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeShefi i ZRRE-së s’tregon sa është rritur çmimi i energjisë elektrike, gazetarët...

Shefi i ZRRE-së s’tregon sa është rritur çmimi i energjisë elektrike, gazetarët insistojnëSinjali

Shefi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve që ishin të pranishëm në mbledhjen e ZRRE-së, kur ata kërkuan të dinë se sa është rritur çmimi i energjisë elektrike në përqindje, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazetarët e pranishëm kanë insistuar që Fejzullahu të shpjegojë në një gjuhë më të thjeshtë për qytetarët e Kosovës se sa është rritur çmimi i rrymës, pasi ai vetëm kishte përmendur shifra të të hyrave të lejuara maksimale.

“A mundemi me e ditë sa është rritja?”, dëgjohet duke pyetur një gazetar.

Ndërkohë, një nga anëtarët e Bordit të ZRRE-së ka thënë se kjo do të sqarohen në një komunikatë të mëvonshme.

Ky diskutim ka ardhur pas miratimit të të gjitha pikave të rendit të ditës nga Bordi i ZRRE-së, përfshirë kërkesat për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale për OST, OSSH dhe FSHU.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT