E enjte, 10 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeShefi i Trafikut Rajonal në Ferizaj emërohet komandant i ri i Policisë...

Shefi i Trafikut Rajonal në Ferizaj emërohet komandant i ri i Policisë në Lipjan, lëshohet vendimi

Komandanti i Trafikut Rajonal në Ferizaj, Brahim Shatrolli, është caktuar si komandant i ri i Stacionit Policor në Lipjan, në kuadër të veprimeve të ndërmarra pas rastit tragjik të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu.

Siç merr vesh Klankosova.tv., tashmë është lëshuar vendimi i ri që Shatrolli të shërbejë në këtë pozitë, dnërsa komandanti që ka qenë deri më tash, Argjend Gashi ka ofruar dorëheqjen e tij.

Vet Gashi e ka konfirmuar këtë zhvillim, por shtoi se akoma nuk ka një vendim se ku do të pozicionohet tash e tutje.

Pesë zyrtarë policorë, Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor Lipjan, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli dhe Albian Raktoceri, zyrtarë policorë të këtij stacioni, si dhe Endrit Beqiri, zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj, u suspenduan dhe u dërguan në paraburgim për ‘vrasje nga pakujdesia’ në rastin e të riut që dyshohet se vdiq në duart e Policisë.

Sipas nenit 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që e privon nga jeta personin tjetër nga pakujdesia, dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim./Klankosova.tv

Komandanti i Policisë në Lipjan e konfirmon për Klankosova.tv: Ofrova dorëheqje, s’jam shkarkuar

 

The post Shefi i Trafikut Rajonal në Ferizaj emërohet komandant i ri i Policisë në Lipjan, lëshohet vendimi appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT