Kreu i fabrikës gjermane të Tesla-s pranë Berlinit ka shprehur optimizëm për prodhimin, edhe pse tregu i makinave elektrike mbetet sfidues.
Menaxheri André Thierig deklaroi se shitjet aktualisht janë të mira dhe se kompania ka rritur planet e prodhimit për tremujorin e tretë dhe të katërt.
Sipas tij, Tesla furnizon mbi 30 tregje dhe tendenca mbetet pozitive, përtej atij gjerman.
Megjithatë, në Gjermani regjistrimet e makinave Tesla në gusht ranë me rreth 40% krahasuar me vitin e kaluar.
Thierig paralajmëroi qeverinë që debatet për ndalimin e motorëve me djegie deri në vitin 2035 mund të dëmtojnë industrinë e makinave elektrike në lindje të vendit.
Fabrika në Grünheide punëson rreth 11,000 persona, por planet e zgjerimit janë përkohësisht pezull për shkak të kushteve të tregut. /Telegrafi/