Shefi i Apple ndan fotot e para të shkrepura me iPhone 17 Pro Max

Shefi i Apple ndan fotot e para të shkrepura me iPhone 17 Pro Max

Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka zbuluar fotografitë e para të bëra me iPhone 17 Pro Max të sapo lansuar.

Cook falënderoi fotografët Inez & Vinoodh, Mickalene Thomas dhe Trunk Xu për kapjen e pamjeve të hershme duke përdorur modelin më të fundit të iPhone.


Ai i përshkroi fotot si një “shfaqje e bukur e fotografisë #ShotOniPhone”.

Dhe çdo foto vjen me një tekst alternativ përshkrues.

iPhone 17 Pro Max është pjesë e linjës më të re të Apple, e cila sjell përmirësime të ndjeshme në kamerë, performancë dhe dizajn. /Telegrafi/