E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeSHBA vendos veton për një projekt-rezolutë për armëpushim në Gazë

SHBA vendos veton për një projekt-rezolutë për armëpushim në Gazë

Shtetet e Bashkuara i vendosën veton të mërkurën një projektrezolute të OKB-së që parashikonte një armëpushim të menjëhershëm të luftës në Gazë, pasi ajo nuk e lidhte këtë kërkesë me lirimin e menjëhershëm të pengjeve, që mbahen nga Hamasi që nga sulmi ndaj Izraelit në tetor 2023.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi me 14 vota pro dhe 1 kundër për projektrezolutën e propozuar nga 10 anëtarë jo të përhershëm të Këshillit prej 15 anëtarësh, por ajo nuk u miratua për shkak të vetos së SHBA-së.

Dokumenti i paraqitur për votim “kërkonte një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm që të respektohej nga të gjitha palët, dhe më tej përsëriste kërkesën e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve”.

Ndryshe nga pesë anëtarët e përhershëm – SHBA, Rusia, Kina, Britania dhe Franca – anëtarët e zgjedhur nuk kanë të drejtë vetoje.

Në qershor Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën e tij të parë mbi një plan armëpushimi që synonte t’i jepte fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Rezoluta e mbështetur nga SHBA-ja përshëndeste një propozim armëpushimi të shpallur nga Presidenti Joe Biden që Shtetet e Bashkuara thanë se Izraeli e kishte pranuar.

Aty i bëhej thirrje grupit palestinez Hamas, që konsiderohet një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara që të pranonte një plan me tre faza – por lufta ka vazhduar./voa

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498