Industria evropiane e automobilave “mori frymë më lehtë” të enjten, ndërsa SHBA uli zyrtarisht tarifat e saj nga 27.5% në 15%, në përputhje me marrëveshjen tregtare të arritur në korrik midis BE-së dhe SHBA-së.
Një njoftim u botua në regjistrin federal të SHBA-së duke konfirmuar se masa do të zbatohet në mënyrë retroaktive nga 1 gushti, në përputhje me premtimet e SHBA-së, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Vlerësoj që zbatimi i angazhimeve tona të përbashkëta është në rrugën e duhur: tarifat e makinave dhe pjesëve të këmbimit ulen në 15% në mënyrë retroaktive më 1 gusht, përjashtimet kryesore nga kufiri më 1 shtator”, shkroi Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maroš Šefčovič, në X, pas një video-telefonate me homologun e tij amerikan Jamieson Greer.
Njoftimi gjithashtu zbaton përjashtimet tarifore të dakorduara për fluturaket, produkte të caktuara farmaceutike dhe kimikate, dhe disa burime natyrore.
Korrikun e kaluar, BE-ja dhe SHBA-të arritën një marrëveshje tregtare pas javësh mosmarrëveshjeje që i lejon Uashingtonit të vendosë tarifa prej 15% për mallrat e BE-së. /Telegrafi/