Wednesday, January 14, 2026
spot_img
HomeLajmeShBA shtrëngon politikat pas pezullimit të ‘Green Card’, revokon rreth 100 mijë...

ShBA shtrëngon politikat pas pezullimit të ‘Green Card’, revokon rreth 100 mijë viza (VIDEO)

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se që nga ardhja në pushtet e administratës së presidentit Donald Trump, janë anuar rreth 100 mijë viza studentore dhe të tjera speciale.

Përveç kësaj, janë bërë edhe disa ndalesa të tjera mbi lotarinë amerikane të gjelbër, apo e njohur si “green card”, transmeton Klankosova.tv.

Në Klan Kosova, gazetari Lulzim Mulliqi tha se refugjatët dhe emigrantët e kanë stërngarkuar Amerikën.

Për emisionin “Ora Shtatë”, gazetari tha se numri i emigrantëve, që kanë arritur në mënyrë të paligjshme në ShBA ka kaluar mbi 12 milionë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kohëve të fundit kanë vuajtur nga një numër i stërngarkuar i refugjatëve dhe emigrantëve të cilët kanë arritur në ShBA në mënyrë të paligjshme, dhe numri i tyre sipas statistikave, ka kaluar mbi 12 milionë”, tha Mulliqi.

Sipas Mulliqit, numri më i madh i emigrantëve në ShBA vijnë nga Meksika e Kuba.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT