Wednesday, April 1, 2026
spot_img
HomeLajmeShBA paralajmëron: Objektiva në Shqipëri mund të bëhen cak i grupeve pro-iraniane

ShBA paralajmëron: Objektiva në Shqipëri mund të bëhen cak i grupeve pro-iraniane

Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me ShBA-në në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, ambasada tha se cak mund të jenë edhe elementë të opozitës iraniane që janë të vendosur në territorin shqiptar.

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri”.

“Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante”.

Ambasada i inkurajoi qytetarët amerikanë të jenë me vigjilencë të shtuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT