E premte, 30 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeSHBA ndalon vizat për zyrtarët e huaj që censurojnë shtetas amerikanë

SHBA ndalon vizat për zyrtarët e huaj që censurojnë shtetas amerikanë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka shpërndarë një deklaratë të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ku njoftohet për një politikë të re të kufizimeve të vizave ndaj individëve dhe zyrtarëve të huaj që kanë kontribuar në cenimin e lirisë së shprehjes së shtetasve amerikanë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Shtetasit amerikanë janë gjobitur, shqetësuar dhe madje edhe paditur nga autoritete të huaja për ushtrimin e të drejtës së tyre për lirinë e fjalës”, thuhet në deklaratë. Rubio thekson se kjo politikë do të zbatohet ndaj atyre që janë “bashkëpërgjegjës për censurimin e amerikanëve”.

“Liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë e lindur, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet”, u shpreh ai, duke shtuar se personat që veprojnë kundër lirive të qytetarëve amerikanë nuk duhet të kenë të drejtë të udhëtojnë në SHBA.

Rubio paralajmëroi se kjo qasje e re do të ketë zbatim global: “Qoftë në Amerikën Latine, në Evropë apo gjetkë – ditët e trajtimit pasiv ndaj atyre që veprojnë kundër lirive të amerikanëve kanë përfunduar”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT