Delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë nisur sot bisedimet tregtare në Londër, raportoi agjencia Reuters. Takimi mbahet pas marrëveshjes paraprake të arritur muajin e kaluar në Gjenevë dhe fokusohet kryesisht në çështje të ndjeshme si mineralet e rralla dhe teknologjitë e avancuara, shkruan Gazeta Sinjali.
Delegacioni amerikan drejtohet nga Sekretari i Thesarit Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick dhe përfaqësuesi për tregtinë Jamieson Greer. Pala kineze përfaqësohet nga zëvendëskryeministri He Lifeng.
Takimi zhvillohet në një klimë të tensionuar, pas një telefonate javën e kaluar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping, gjatë së cilës Xi i ka kërkuar Trump-it të “tërheqë masat negative” ndaj Kinës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!