Menjëherë pasi hipi në bordin e Air Force One për në Florida të premten, presidenti amerikan Donald Trump publikoi në platformën Truth Social se ushtria amerikane kishte bombarduar Kharg Island në Iran.
“United States Central Command kreu një nga sulmet më të fuqishme me bombardime në historinë e Lindjes së Mesme dhe shkatërroi plotësisht çdo objektiv USHTARAK në ‘xhevahirin e kurorës’ së Iranit, Ishullin Kharg,” tha Trump, raporton BBC, transmeton Sinjali.
“Kam zgjedhur të MOS shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishull. Megjithatë, nëse Irani, apo kushdo tjetër, bën diçka për të penguar kalimin e lirë dhe të sigurt të anijeve nëpër Strait of Hormuz, do ta rishqyrtoj menjëherë këtë vendim,” vazhdoi ai.
Në reagim, ushtria iraniane tha se infrastruktura e naftës dhe energjisë që u përket kompanive që bashkëpunojnë me SHBA-në do të “shkatërrohet menjëherë dhe do të kthehet në një grumbull hiri” nëse sulmohen objektet energjetike të Iranit, raportuan mediat lokale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


