Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jerevan ka bërë të ditur se Armenia mbetet një nga kontribuuesit më të mëdhenj nga shtetet jo-anëtare të NATO-s në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Në një postim në Facebook, ambasada njoftoi se atasheu ushtarak amerikan, koloneli Matthew Crowe, i përcolli lamtumirën një kontingjenti tjetër të Brigadës Paqeruajtëse Armene, i cili u nis për në Kosovë për të mbështetur misionin e NATO-s, raporton Klankosova.tv.
“Që nga viti 2004, Armenia ka qenë një vend i përkushtuar në dërgimin e trupave në KFOR, duke treguar angazhimin e saj për paqen dhe stabilitetin në rajon. Armenia vazhdon të jetë ndër kontribuuesit më të mëdhenj jo-anëtarë të NATO-s, duke tejkaluar madje disa shtete anëtare të NATO-s dhe BE-së”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Në njoftim u tha po ashtu se ky përkushtim i vazhdueshëm e bën Armeninë një partner të besueshëm në operacionet e sigurisë rajonale, ndërsa theksoi se ShBA-ja është krenare që mbështet rolin e saj në KFOR dhe në ndërtimin e partneritetit të fortë në fushën e sigurisë në Kaukaz. /Klankosova.tv
The post ShBA-ja lavdëron Armeninë: Kontribuon më shumë në KFOR se disa shtete të NATO-s e BE-së appeared first on Klan Kosova.