Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të hënën ta përkrahë rezolutën e Uashingtonit për shënimin e 3-vjetorit të pushtimit rus të Ukrainës, të kundërshtojë çfarëdo amendamentimi dhe të votojë kundër një teksti rival të draftuar nga Ukraina dhe aleatët evropianë.
Në një notë diplomatike të dërguar të dielën dhe të rishikuar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, Shtetet e Bashkuara e përshkruan rezolutën e tyre të shkurtër si “rezolutë që shikon përpara dhe e përqendruar në një ide të thjeshtë: përfundimin e luftës”.
“Përmes kësaj rezolute, shtetet anëtare mund të ndërtojnë momentum të vërtetë drejt paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, mirëmbajtja e të cilave është qëllim parimor i Kombeve të Bashkuara”, thuhet në notën diplomatike të Uashingtonit, në të cilën shteteve u bëhet thirrje që “të votojnë “jo” kundër çfarëdo rezolute ose amendamenti tjetër të paraqitur” gjatë takimit të së hënës.
Draft-rezoluta e ShBA-së, e çuar përpara të premten, e vë atë kundër Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, të cilët gjatë muajit të fundit kanë qenë duke negociuar me shtete anëtare të OKB-së për rezolutën e tyre për përfundimin e luftës në Ukrainë, në të cilën përsëritet kërkesa e Kombeve të Bashkuara që Rusia t’i tërheqë trupat e saj dhe t’i ndalë armiqësitë, raporton Nacionale.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me 193 shtete anëtare, në mënyrë dërrmuese dhe të përsëritur i ka mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht që nga fillimi i luftës. Në draft-rezolutën e paraqitur nga ShBA-ja nuk ka referencë ndaj tyre.
Në tekstin e ShBA-së vajtohet humbja e jetëve gjatë “konfliktit Rusi – Ukrainë”, përsëritet se qëllimi kryesor i OKB-së është që t’i mirëmbajë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe që në mënyrë paqësore t’i zgjidhë mosmarrëveshjet. Teksti “lut për një përfundim të shpejtë të konfliktit dhe më tej bën thirrje për paqe të qëndrueshme mes Ukrainës dhe Rusisë”.
Edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së, me 15 shtete anëtare, pritet të votojë për tekstin e njëjtë të ShBA-së më vonë të hënën, thanë diplomatët. Në këtë organ, një draft-rezolute i nevojiten të paktën nëntë vota “për” dhe asnjë veto nga pesë anëtaret e përhershme – ShBA-ja, Rusia, Kina, Britania dhe Franca – për t’u miratuar.
Asambleja e Përgjithshme pritet të votojë për disa amendamente të propozuara ndaj draft-rezolutës së paraqitur nga Shtetet e Bashkuara.
Rusia ka propozuar që të amendamentohet drafti amerikan për t’iu referuar adresimit të “shkaqeve rrënjësore” të luftës. Rusia e quan “operacion special ushtarak” luftën në Ukrainë me qëllim të “denazifikimit” të këtij shteti dhe ndërprerjes së zgjerimit të NATO-s.
Britania dhe24 shtete të Bashkimit Evropian gjithashtu kanë propozuar amendamente ndaj draftit të ShBA-së në Asamblenë e Përgjithshme.
Ato duan ta përshkruajnë konfliktin si “pushtim i shkallës së plotë i Ukrainës nga Federata Ruse”, t’i përkrahin sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të bëjnë thirrje për “paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse” në vijë me Kartën e OKB-së dhe me parimet e barazisë së sovranitetit dhe integritetit territorial.
Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë të detyrueshme, por bartin peshë politike, sepse e reflektojnë pikëpamjen e botës ndaj luftës. Asnjë shtet nuk ka të drejtë të vetos në këtë organ të OKB-së.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);