Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një njoftim urgjent për të gjithë qytetarët amerikanë në Mbretërinë e Bahreinit, duke u kërkuar atyre të strehohen në vende të sigurta.
Ky paralajmërim vjen pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se nëse Irani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit deri në mesnatë, “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”.
“Ambasada e SHBA-së në Manama u ka udhëzuar të gjithë punonjësve të qeverisë amerikane të strehohen në vend. Ne u rekomandojmë të gjithë amerikanëve në Bahrein të bëjnë të njëjtën gjë deri në njoftim të mëtejshëm,” thuhet në njoftim zyrtar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


