ShBA-ja e konfirmon mbështetjen për pavarësinë e Kushtetueses në një telefonatë me Rexhepin

Vetëvendosje ankohet për vendimin e Kushtetueses, nuk i pëlqen masa ndaj Kuvendit

Mark Fleming, drejtor për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të ShBA-së, ka telefonuar të mërkurën kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi.

Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, zyrtari i lartë amerikan dhe kryetari Rexhepi kanë biseduar për punën e deritanishme të gjykatës, si dhe për rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

“Kryetari Rexhepi e falënderoi zotin Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,” thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

The post ShBA-ja e konfirmon mbështetjen për pavarësinë e Kushtetueses në një telefonatë me Rexhepin appeared first on Klan Kosova.