Ushtria britanike së bashku me Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore ndaj rebelëve Huthi në Jemen, thanë zyrtarët britanikë mëngjesin e 30 prillit.
Kjo është përfshirja e parë e ushtrisë britanike në fushatën e re ajrore amerikane që ka për shënjestër grupin që mbështetet nga Irani.
Mbretëria e Bashkuar ka ofruar një shpjegim të detajuar për kryerjen e sulmeve, ndryshe nga SHBA-ja, e cila ka ndarë pak detaje lidhur me mbi 800 sulmet që ka kryer që kur ka nisur fushatën ajrore më 15 mars.
Operacioni i quajtur “Rough Rider”, ka shënjestruar rebelët teksa administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po negocion me përkrahësin kryesor të rebelëve jemenas, Iranin, lidhur me programin bërthamor të Teheranit që po përparon me shpejtësi.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se ka sulmuar “një grup ndërtesash, që përdoren nga rebelët Huthi për të prodhuar dronë të llojit që përdoren për të sulmuar anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, dhe vendndodhja e sulmit ishte rreth 25 kilometra në jug të kryeqytetit, Sana”.
Sipas Ministrisë, në sulme morën pjesë avionët e llojit Typhoon FGR4, të cilët lëshuan bomba të llojit Paveway IV.
“Sulmet u kryen pasi ra nata, kur mundësia që civilët të ndodheshin në atë zonë ishte më e ulët”, tha Ministria e Mbrojtjes.
Autoritetet britanike nuk dhanë informacione lidhur me dëmet e shkaktuara nga sulmet, as nëse besojnë se kanë vrarë ndonjë. Ndërkaq, Komanda Qendrore e Ushtrisë amerikane ende nuk ka konfirmuar se ky sulm është kryer.
“Ky veprim u ndërmor në përgjigje të një kërcënimi të vazhdueshëm që rebelët Huthi paraqesin ndaj lirisë së lundrimit”, tha sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey. “Një rënie prej 55 për qind e qarkullimit të anijeve përmes Detit të Kuq veçse ka shkaktuar humbje në miliarda, duke nxitur paqëndrueshmëri rajonale dhe duke rrezikuar sigurinë ekonomike të familjeve në Mbretërinë e Bashkuar”.
Rebelët Huthi – që janë të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – kanë raportuar për disa sulme ajrore në Sana, kryeqytetin jemenas që grupi e ka nën kontroll që nga viti 2014. Sulme të tjera janë raportuar përreth Sanas.
Britanikët kanë marrë pjesë në sulmet ajrore, së bashku me SHBA-në, që kur administrata e ish-presidentit Joe Biden, nisi fushatën ajrore kundër rebelëve jemenas në janar të vitit 2024. Megjithatë, këto janë sulmet e para ajrore që Britania është përfshirë që kur Trump ka marrë detyrën e presidentit.
Sulmet e përbashkëta ajrore të Britanisë dhe SHBA-së u kryen pasi në fillim të javës, një sulm i pretenduar amerikan goditi një burg ku mbaheshin migrantët afrikanë, duke vrarë të paktën 68 persona dhe duke plagosur 47 të tjerë. Ushtria amerikane ka thënë se po e heton këtë sulm.
Më 18 prill, një sulm amerikan në portin Ras Isa – ku mbahen karburante – vrau të paktën 74 persona dhe plagosi 171 të tjerë. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës që kur SHBA-ja ka nisur fushatën ajrore ndaj rebelëve Huthi.
SHBA-ja po kryen sulme ajrore në Jemen nga dy aeroplanmbajtëset që ka në rajon – USS Harry S. Truman në Detin e Kuq dhe USS Carl Vinson në Detin Arabik – duke shënjestruar rebelët Huthi për shkak të sulmeve që grupi kryen ndaj anijeve në Detin e Kuq, që është rrugë kyç për tregtinë globale, si dhe për shkak të sulmeve ndaj Izraelit, raporton REL.
Rebelët Huthi janë grupi i fundit militant brenda të ashtuquajturit “Bosht të Rezistencës” – një rrjet i krijuar nga Irani, ku bënin pjesë bashkëpunëtorët e armatosur rajonalë të Teheranit.
Rebelët jemenas kanë nisur sulmet e tyre për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Gazë dhe për shkak të vendimit të Izraelit për të bllokuar dërgesat e ndihmës për palestinezët.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);