Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme për bisedime me Koreja e Veriut pa asnjë kusht paraprak, sipas raportimeve të agjencisë Yonhap që citon burime nga Shtëpia e Bardhë.
Ky hap vjen pas deklaratave të udhëheqësit verikorean Kim Jong-un, i cili tha se nuk ka arsye për tensione nëse SHBA ndalon “politikën armiqësore” ndaj vendit të tij, duke lënë mundësinë e rifillimit të bisedimeve direkte me Uashingtonin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


