I dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka deklaruar se përgjigjja e Hamasit ndaj propozimit për armëpushim në Gaza është “krejtësisht e papranueshme” dhe sipas tij, ajo vetëm e zbeh përpjekjen për paqe, shkruan Gazeta Sinjali.
“Hamasi duhet ta pranojë propozimin kornizë që kemi paraqitur si bazë për bisedime afërsie, të cilat mund të nisin menjëherë javën që vjen,” tha Witkoff në një postim në platformën X (ish-Twitter).
Ai theksoi se ky është i vetmi mekanizëm për të arritur një marrëveshje armëpushimi 60-ditore, e cila do të siguronte lirimin e gjysmës së pengjeve të gjalla dhe trupave të të vdekurve, si dhe mundësinë për të zhvilluar negociata për një armëpushim të përhershëm.
Nga ana tjetër, Hamasi njoftoi se ka dorëzuar një përgjigje që përfshin lirimin e 10 pengjeve izraelite të gjalla dhe kthimin e 18 trupave, në këmbim të lirimit të një numri të caktuar të të burgosurve palestinezë.
Sipas grupit palestinez, oferta e tyre është brenda një kornize që synon një armëpushim të përhershëm, tërheqje të plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza dhe lejimin e ndihmës humanitare pa pengesa.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);