SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar drejt një marrëveshjeje historike teknologjike

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar drejt një marrëveshjeje historike teknologjike

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA po përgatiten të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme teknologjike në ditët në vijim, si pjesë e vizitës së presidentit Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin midis sektorëve të teknologjisë prej trilion dollarësh të të dy vendeve, duke rritur mundësitë për bizneset dhe konsumatorët në të dy anët e Atlantikut.


Ndërsa ende po negociojnë detajet përfundimtare, partneriteti do të përqendrohet në teknologjitë kryesore, duke përfshirë Inteligjencën Artificiale, gjysmëpërçuesit, telekomunikacionin dhe informatikën kuantike.

“Teknologjia kryesore si Inteligjenca Artificiale dhe informatika kuantike do të transformojnë jetën tonë”, tha në një deklaratë Ministrja Britanike e Teknologjisë Liz Kendall.

Trump do të udhëtojë në Mbretërinë e Bashkuar të martën për një vizitë të dytë shtetërore, që pritet të zgjasë tre ditë.

Ai pritet të shoqërohet nga një delegacion drejtuesish amerikanë, përfshirë CEO-n e Nvidia Corp, Jensen Huang, dhe Sam Altman të OpenAI.

BlackRock planifikon të investojë 700 milionë dollarë në qendrat britanike të të dhënave si pjesë e një sërë marrëveshjesh që do të shpallen gjatë vizitës shtetërore të Trumpit.

Ndryshe, që nga fillimi i vitit, të dy vendet kanë shpallur plane veprimi për Al.

Kompanitë amerikane si Anthropic dhe OpenAI po krijojnë gjithnjë e më shumë zyra ndërkombëtare në Londër, ndërsa kompanitë me seli në Mbretërinë e Bashkuar si DeepMind vazhdojnë të investojnë në bashkëpunimin transatlantik. /Telegrafi/