Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë pritet të takohen të hënën në Londër me një delegacion kinez, në kuadër të raundit të ardhshëm të negociatave tregtare mes dy fuqive botërore, raporton Gazeta Sinjali.
Ky takim vjen pas një bisede telefonike mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit kinez, Xi Jinping, që sipas burimeve nga Uashingtoni është vlerësuar si pozitive për ecurinë e dialogut.
Delegacioni amerikan në bisedimet në Londër do të përbëhet nga Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick dhe Përfaqësuesi i Tregtisë, Jamieson Greer.
SHBA dhe Kina ndodhen në një përplasje të vazhdueshme lidhur me tarifat tregtare dhe qasjen në mineralet kritike, duke shkaktuar tensione në tregjet globale.
Në përpjekje për të ulur tensionet, dy vendet arritën më 12 maj një marrëveshje 90-ditore për pezullimin e përkohshëm të tarifave hakmarrëse.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);