E diel, 11 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeShBA dhe evropianët drejt një armëpushimi 30-ditor në Ukrainë – nëse dështon,...

ShBA dhe evropianët drejt një armëpushimi 30-ditor në Ukrainë – nëse dështon, sanksione të reja ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me aleatët evropianë, janë në fazën përfundimtare të hartimit të një propozimi për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë. Nëse Moska nuk e pranon këtë propozim, atëherë pritet që të vendosen sanksione të reja nga SHBA dhe Bashkimi Evropian kundër Rusisë. Kështu bëhet e ditur nga një burim diplomatik francez, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, të enjten kërkoi një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte mes Rusisë dhe Ukrainës, duke paralajmëruar se në rast të mosrespektimit të marrëveshjes, “Washingtoni dhe partnerët e tij do të vendosin sanksione të mëtejshme”.

Ukraina ka shprehur gatishmëri për të pranuar propozimin e SHBA-së. Nga ana tjetër, Rusia ka shpallur një armëpushim të njëanshëm treditor, nga 8 deri më 10 maj, me rastin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Nuk jemi plotësisht me një projekt të finalizuar, por shpresojmë se jemi në një moment konvergjence”, ka thënë burimi diplomatik francez, duke folur në kushte anonimiteti. “Çfarë mund të ndodhë në orët dhe ditët në vijim, mund të ketë një njoftim për një armëpushim ose 30-ditor ose të ndarë në pjesë, gjë që është ende duke u diskutuar”.

Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë intensifikuar përpjekjet për koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara në javët e fundit. Dy javë më parë, këto shtete evropiane kundërshtuan disa elemente të propozimit amerikan për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke paraqitur alternativa për çështje që lidhen me territorin dhe sanksionet.

Po arrijmë në një pikë ku nuk do të presim një përgjigje zyrtare nga Moska ndaj një propozimi të përbashkët për të shpallur këtë armëpushim”, theksoi burimi, duke shtuar se po diskutohet nëse do të shpallet një armëpushim i njëanshëm apo do t’i jepet Rusisë një afat i shkurtër për përgjigje. Në rast refuzimi, sanksione të reja nga SHBA dhe BE do të hyjnë në fuqi.

Të dyja palët, SHBA dhe BE, janë duke koordinuar paketat e reja të sanksioneve ndaj Moskës.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, i cili javën e kaluar qëndroi në Washington për takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të premten vizitoi Ukrainën bashkë me 17 ministra të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe Britanisë së Madhe.

Një takim i aleatëve më të afërt të Ukrainës do të mbahet të shtunën, ku do të diskutohet më tej propozimi SHBA-BE për armëpushim. Presidenti francez, Emmanuel Macron, konfirmoi pjesëmarrjen e tij në këtë takim në format hibrid.

Burimi diplomatik francez thekson se bisedimet politike dhe teknike midis SHBA-së dhe vendeve evropiane janë intensifikuar ndjeshëm që nga java e kaluar, dhe se Trumpi dhe Macroni kanë komunikuar të enjten për të diskutuar në detaje propozimin.

Në diskutimet me amerikanët ndjemë njëfarë acarimi ndaj qëndrimit rus, mungesës së reagimit dhe seriozitetit në përgjigjet e saj ndaj asaj që u propozua më parë. Vendimi praktikisht është marrë”, përfundon burimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT