Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e drejtorit të Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkinit.
Ata e quajtën Qerkinin frymëzim pasi u bë zë i familjarëve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
“Ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe kolegët e Bajram Qerkinit”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Facebook.
“Zëri që ua dha mijëra familjeve që po kërkonin të vërtetën dhe drejtësinë për më të dashurit e tyre të zhdukur ishte frymëzuese”..
The post ShBA: Bajram Qerkini ishte frymëzim, zë i mijëra familjeve të personave të zhdukur appeared first on Klan Kosova.