Në Lagjen e Trimave, bastionin historik të PDK-së në Prizren, sonte është dëshmuar mobilizim i madh qytetar për fitoren e 12 tetorit.
Atmosfera miqësore dhe mbështetja e fuqishme treguan përkushtimin e banorëve për ta vazhduar rrugën e zhvillimit të Prizrenit. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u shpreh i emocionuar nga përkrahja dhe besimi i madh i qytetarëve:
“Energjia pozitive na ka përcjellë deri tash dhe me këtë energji do ta vazhdojmë rrugëtimin për Prizrenin tonë modern, funksional e transformues”.
Ai theksoi se përkrahja e banorëve të Lagjes së Trimave është dëshmi e qartë se fitorja është e afërt dhe e merituar.
“Faleminderit për mbështetjen – bashkë arrihen majat! Prizreni do të vazhdojë të zhvillohet me projekte që i shërbejnë qytetarëve dhe rrisin cilësinë e jetës në çdo lagje e fshat” – deklaroi Totaj.
Tubimi përfundoi me mesazhin e bashkimit dhe vendosmërisë për ta vazhduar transformimin e Prizrenit në një qytet më modern e dinamik nën drejtimin e Shaqir Totajt dhe PDK-së.