Saturday, March 28, 2026
spot_img
HomeLajmeShala: VV përdor logjikë të poshtër, e arsyeton çdo të keqe publike...

Shala: VV përdor logjikë të poshtër, e arsyeton çdo të keqe publike (VIDEO)

Analisti Azdren Shala ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë që përdorin logjikë të dëmshme rreth idesë së progresit të vendit.

“Me logjikën e Mefail Bajqinovcit, kjo është një nga arsyetimet në vargun e shumë arsyetimeve që këta mundohen me ua tregu qytetarëve se situata aktuale është mirë se përpara u kanë ma keq”, ka thënë Shala në Rubikon të Klan Kosovës.

“Kjo është logjikë e poshtër, kjo e ndalon progresin në parim”.

“Neve Qeveritë e pasluftës kanë mujtë shumë lehtë me na thanë ‘shuni, mos lypni pavarësi se jemi në liri se para do viteve kemi qenë në robni’”.

Sipas Shalës, VV-ja ndonëse pandeh të jetë progresive, synon të mbajë gjendjen ashtu si është.

“Pra, kjo logjikë që e ka përdor VV sot është logjikë që e ndal progresin dhe e arsyeton çdo të keqe publike”.

“Unë s’muj me kuptu qysh ka mujtë kjo Lëvizje që ka ardhë në pushtet me idenë që janë progresivë, këta e kanë vec qet punë, me e mirëmbajtë gjendjen aktuale t’u e krahasu me të kalumen”.

“Po ti ke ardhë në pushtet si forcë progresive, o zotni”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT