Njohësi i çështjeve politike, Korab Blakaj thotë se deputetët e Listës Serbe, kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës.
Në programin special të Maratonës Zgjedhore në Klan Kosova, Blakaj thotë se Lista Serbe në vazhdimësi ka përkrahur ndarjen e territorit të veriut të Kosovës, për t’iu bashkuar Serbisë, transmeton Klankosova.tv.
“Kushtetuta e ka shpallur Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe të pandashëm. Ndërkohë që aktiviteti i Listës Serbe i vazhdueshëm, është ndarja e territorit të veriut dhe bashkimi i saj me Serbinë. Në këtë kuptim, kur flasim për respektim të Kushtetutës, pse duhet vetëm pala shqiptare ta respektojë këtë Kushtetutë”, u shpreh ai.
Lidhur me këtë deklarata, kundërshtim të fortë Blakaj mori nga analisti politik, Azdren Shala.
“Me këtë logjikë, VV-në s’është dashur në Kuvend me lënë. E ka synim bashkimin kombëtar, edhe kjo e dëmton Kosovën. Si Lista Serbe është, veç tjetër që neve na levërdisë që Shqipëria është toka ëmë. Kurti e ka përçmuar më shumë se Lista Serbe”, u shpreh ai.
The post Shala: VV-ja është si Lista Serbe (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.