Shala: Uran Ismaili është kandidati më serioz për ta fituar Prishtinën

Shala: Uran Ismaili është kandidati më serioz për ta fituar Prishtinën

Analisti politik Azdren Shala ka thënë se pa asnjë dyshim Uran Ismaili, kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, do të shkojë në balotazh nga zgjedhjet e 12 tetorit.

Mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka pohuar se këtë bindje e ka për shkak të punëve dhe sukseseve që i pati Ismaili si ministër i Shëndetësisë.

“Tek Uran Ismaili shoh rezultate, për shembull gjatë viteve e gjysmë sa ka qenë ministër, ai ka bërë ndarjen e blerjeve të barnave me çmime abuzive janë kursyer 6 milionë euro për një vit”.

“Më pas ka nënshkruar udhëzimin administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave, ofrimi i shërbimi për 24 orë në kardiologji, përmirësimi i infrastrukturës në institucionet publike të shëndetësisë, përmirësimi i dukshëm i raportit të Zyrës së Auditimit, si dhe rritja rekodrde për punëtorët e shëndetësisë”.

“Me këto arritje që i ka bërë për dy vite e gjysmë për mua e bënë kandidatin me serioz për ta fituar Prishtinën”, tha Shala. /Klankosova.tv

The post Shala: Uran Ismaili është kandidati më serioz për ta fituar Prishtinën appeared first on Klan Kosova.