E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeShala: Terroristët e Banjskës ikën si të ishin në autostradë, pse ndodhi...

Shala: Terroristët e Banjskës ikën si të ishin në autostradë, pse ndodhi kjo?

Analisti Azdren Shala ka rikthyer në vëmendje sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit nga terroristë serbë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Ai vuri në dyshim se si mundën të ikin terroristët serbë nga Kosova, siç e thotë Shala, si me qenë në autostradë, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse është i vërtetë lajmi për dronin serb mbi territorin e Kosovës, skenari i parë që më bie ndër mend është, e që ka ende një pikëpyetje të madhe dhe vazhdon me na ndjek, qysh ka mundësi ai sulmi në Banjskë me përfundu me dy apo tre të arrestuar, e tjerët kanë ikë si me kanë në autostradë, pse ndodhi kjo?”, u shreh Shala.

Faik Basha nga ana tjetër thotë se armatimi në rastin Banjska ka mundur të hyjë kur veriu i Kosovës nuk kontrollohej nga policia.

Ai po ashtu tha se planifikimi i një plani të tillë, do të merrte mbi një vit kohë.

The post Shala: Terroristët e Banjskës ikën si të ishin në autostradë, pse ndodhi kjo? appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT