E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeShala: Te shqiptarët, çlirimi fizik nuk ka shkuar paralel me atë psiqik...

Shala: Te shqiptarët, çlirimi fizik nuk ka shkuar paralel me atë psiqik (VIDEO)

Opinionisti Azdren Shala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se modeli i demokracisë nuk është impementuar asnjëherë siç duhet në Ballkan.

Ai duke folur për shqiptarët, tha se çlirimi fizik nuk ka shkuar paralel me atë psiqik, përcjell Klankosova.tv.

“Unë mendoj që shqiptarët nuk bëjnë përjashtim nga popujt të tjerë të Ballkanit. Për fatin e keq të ballkanasve mendoj unë, ai efekti, modeli i demokracisë nuk është impementuar asnjëherë qysh duhet në Ballkan, për shkak se në si rajon gjeografik jemi të etabluar me një periudhë shumë shekullore sundimi, sundimi otoman, meqë ka rënë zyrtarisht të shqiptarët ta supozojnë në 1912, asnjëherë mendësia, do të thotë çlirimi fizik nuk ka shkuar paralel me çlirimin psiqik dhe kjo ka vazhduar të na ndjekë”, u shpreh tutje ai.

The post Shala: Te shqiptarët, çlirimi fizik nuk ka shkuar paralel me atë psiqik (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT