Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se raportimet se forcat amerikane do të largohen nga Evropa janë dezinformime.
Në “DPT Fidani” të Klan Kosoës, ai ka deklaruar se nuk do të ketë largim të forcave amerikane nga Evropa.
“Paraja është çështja kruciale ndaj të cilës ShBA-ja duhet të kërkojnë sepse për këtë gjë patëm edhe reagime të një dezinformimi apo të një keqinforimimi të qëllimshëm se nga mediumi gjerman Bild që potencoi se bazat amerikane në Evropë do të tërhiqen, pra është potencuar Gjermania, Italia, Franca dhe më pas është dezinfomuar qëllimshëm se edhe në Kosovë forcat amerikane do të tërhiqen nga Kosova”.
“Tabloidi gjerman Bild, burimet e informacionit të saj të marra nga inteligjenca gjermane, duke mos e informuar në tanësi. Nuk do të ketë tërheqje të forcave amerikane, por vetëm do të ketë dislokim në pjesën e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, nga çështja e Italisë do të dislokohet në pacifik, ku pjesë përbërëse është edhe KFOR e pjesë e hierarkisë, ndërsa pjesa tjetër do të dislokohet në Shqipëri”, ka thënë Shala. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>